Ganimete Musliu, nga Partia Demokratike e Kosovës, e quajti “adoleshencë politike” propozimin e djeshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të formohet një qeveri tranzicioni me të gjitha partitë politike shqiptare.
Ajo tha se LDK-ja po frikësohet të marrë vendime – qoftë për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, qoftë me partitë që deri më tani kishin qenë në opozitë – dhe se kështu “e ka lënë Kosovën prapa”.
“Kjo është hajgare me votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Musliu.
Ajo tha se ky është qëndrimi i saj personal dhe se PDK-ja do të japë qëndrimin e partisë vetëm pasi të mbahet një mbledhje e kryesisë së partisë sot gjatë ditës./Arbresh.info
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon