Janë bërë pothuajse tre muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e reja.
Asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.
Procesi ka ngecur në konstituimin e Kuvendit, më saktësisht emërimin e kryetarit të Kuvendit. Seanca konstituive nisi më 15 prill dhe prej atëherë ka vazhduar 11 herë çdo të dytën ditë pas ndërprerjes.
Vetëvendosje ka dështuar në disa raste ta emërojë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, pasi ajo ka marrë më së shumti 57 vota, 4 më pak se minimumi i nevojshëm për t’u zgjedhur.
Së voni, kryesuesi i seancës konstituive që vjen nga Vetëvendosje, ka kërkuar votim të fshehtë, por edhe ky propozim ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme.
Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore dhe nuk do të propozojë kandidat tjetër, pavarësisht thirrjeve nga partitë e tjera për një kandidat “më unifikues”. /rel
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...
Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...