Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka rrëzuar ankesën e klubit meksikan León kundër vendimit të FIFA-s, e cila i përjashtoi ata nga Kupa e Botës për Klube që nis më 14 qershor në SHBA.
FIFA e përjashtoi Leonin nga turneu pasi klubi është në pronësi të të njëjtit grup që zotëron edhe Pachucan, një tjetër ekip meksikan që do të marrë pjesë në këtë kompeticion.
Leon ishte kualifikuar si fitues i Kupës së Kampionëve të CONCACAF në vitin 2023, ndërsa Pachuca fitoi këtë trofe një vit më pas.
Vendimi i CAS-it i hapi rrugë një ndeshjeje shtesë midis Club Américas dhe Los Angeles FC, fituesi i së cilës do ta zë vendin e Leonit në Kupën e Botës për Klube.
Sipas shortit fillestar, Leon ishte vendosur në grup me Chelsean, Esperancen e Tunizisë dhe Flamengon e Brazilit.
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...