Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytet, ku dyshohet se një babë ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vajzën tjetër 10-vjeçare, para se të tentonte të vetëvritej.
Aliu ka konfirmuar për Arbresh.info se familja, e cila është jo shtetase e Kosovës, ka jetuar dhe punuar në Kosovë për rreth një vit.
Aliu shtoi se kjo familje ka jetuar në një banesë me qira në Prizren për më shumë se 8 muaj, dhe kryefamiljari ka punuar në një biznes r në qytet.
Sipas tij, familja nuk ka pasur asnjë rast më herët të iniciuar në polici.
“Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 5:40, ku jemi njoftuar ne si polici, ku një familje katër antarëshe jo shtetas të Kosovës, ku kryefamiljari personi i dyshuar i cili me mjet të prehët e ka lënduar dhe e ka pësuar me fatalitet vajza e tij 15 vjeçare. Lëndime të lehta ka edhe gruaja e tij, e cila nuk ka lëndime serioze, ku ndoshta ka ndodh gjatë ndërhyrjes me ju ndihmua vajzave, ku po ashtu edhe personi i dyshuar i ka disa vetëlëndime në duar, i cili nuk është në rrezik për jetën, është në mbikëqyrje të policisë. Ata kanë mbi 8 muaj që jetojnë në atë banesë me qira. Kryefamiljari (i dyshuari) ka punuar në një biznes këtu në Prizren. Kështu që deri më tani kjo familje nuk ka pasur asnjëherë deri më tani deri më sot. Motivet e rastit ende nuk dihen”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare
Vajza që u godit me thikë nga babai i saj në Prizren është në gjendje stabile
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...