Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, tha se bllokada e vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit është bërë tashmë e mërzitshme për qytetarët e Kosovës. Pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo ka akuzuar opozitën për “një qasje destruktive” që nga fillimi i këtij procesi.
Sipas Fejzës, opozita fillimisht ka refuzuar votimin e mandateve dhe tani po vazhdon me pengesa të tjera, duke e zvarritur procesin pavarësisht përpjekjeve të VV-së për të gjetur një zgjidhje. Ajo theksoi se janë mbajtur takime konsultative mes partive politike të ftuara nga kryesuesi i Kuvendit dhe se kryetari i VV-së ka ftuar liderët e partive opozitare për dialog.
Duke folur në ‘INFO PLUS’ në RTK, Fejza shtoi se është propozuar edhe ndryshimi i mënyrës së votimit në Kuvendin e Kosovës. Ajo përmendi edhe letrën që kryetari i VV-së i ka dërguar kryetarit të LDK-së. Ajo kritikoi qëndrimet e opozitës lidhur me emrin e Albulena Haxhiut, duke i cilësuar si ofendime dhe përshtypje subjektive, jo argumente.
“Ne po ju themi, në këtë situatë jemi të paafatizuar. Votojeni ju kryetarin e Kuvendit dhe i kemi 15 ditë për ta bërë qeverinë, e pastaj e shohim a i kemi apo jo votat. Nëse ata janë të bindur që ne nuk i kemi votat, kjo do t’u ndihmonte atyre. Por unë besoj që qëllimi është njëfarë bllokimi që për mua është absurd,” deklaroi Fejza në RTK.
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog