Komuna e Prishtinës ka përfunduar asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani”, një ndër arteriet kryesore të kryeqytetit, e cila pritet të rihapet për qarkullim të hënën në mëngjes. Punimet janë zhvilluar gjatë dy ditëve të fundjavës, ku është përfshirë shtresa e re e asfaltit dhe sinjalistika.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve janë vijat e verdha të kryqëzuara që janë shënuar në afërsi të semaforëve pranë Kuvendit të Kosovës. Ky është një sistem i njohur ndërkombëtarisht si “Yellow Box Junction” apo në shqip “Kutia e verdhë”, i cili vjen nga modeli anglez dhe për herë të parë është zbatuar në Londër në vitet 1960.
Qëllimi i këtij sistemi është të shmanget bllokimi i kryqëzimeve në rrugë me ngarkesë të lartë qarkullimi. Sipas rregullit bazë, automjetet nuk duhet të hyjnë në zonën e vijëzuar nëse nuk kanë hapësirë të lirë për të kaluar tërësisht kryqëzimin, edhe nëse drita e semaforit është e gjelbër.
Nga Komuna e Prishtinës deri tani nuk është dhënë ndonjë deklaratë zyrtare apo udhëzim shtesë për qytetarët lidhur me funksionin dhe zbatimin e “Kutitë së verdhë”.
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë