Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur para mediave pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Kemi shkëmbyer ide dhe diskutime sa i përket konstitutimit të Kuvendit. Qëndrimet e Partisë Demokratike dhe të mijat janë ato që i dini”, ka thënë Krasniqi.
“Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë z. Kurti përsëri”, është shprehur ai.
“Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se Kurtit i ka sugjeruar “të mendojë për kandidat apo kandidatura të tjera” për kryetar të Kuvendit.
“Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së parë. S’kemi marrëveshje politike”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme të votojë “një figurë që mund të jetë e pranueshme”.
“Nënkryetarët as që diskutohen, as që lidhen me diskutimin për kryetar”, ka theksuar ai.
Krasniqi nuk ka pranuar të tregojë se çfarë i ka thënë Kurti në përgjigje.
Sipas Krasniqit, nëse Kurti do që ta zhbllokojë situatën, duhet ta ndërrojë sot emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...