Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë Albin Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”.
Rama në Pressing tha se kjo ka ndodhur në Greqi, çështja ishte Lojërat Mesdhetare që Kosova do t’i organizojë.
Aty, Rama tha se Kurti i kërkoi “të bëhet me të”.
Sipas Ramës, Kurti nuk sheh Kosovë e shqiptari përtej Lëvizjes Vetëvendosje.
“Albin Kurti më ka thënë eja me neve, edhe nuk ka problem për projekte. S’je me neve atëherë kemi me t’i blloku krejt projektet. Më ka thënë personalisht, kemi qenë në Greqi kur erdhi si kryeministër deshti t’i prezantonte projektin për Lojërat Mesdhetare. Aty i thash kryeministër ne e kemi një projekt madhor për vendin, për kryeqytetin e gjithë Kosovën, ne duhet me bashkëpunu. Tha, eja me neve nuk ka problem. Çka me i tha, i thash po me neve jam, kush janë neve, populli është. Albin Kurti nuk sheh, Kosovë, Shqipëri, shqiptari përtej Vetëvendosjes”, ka thënë Rama.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...