Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdoi homazhet dhe nderimet në Marinë, në kompleksin Memorial dhe te varri i komandantit Ilaz Kodra, në 26-vjetorin e rënies së tij.
Ilaz Kodra, komandant i Brigadës 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, ra heroikisht më 30 prill 1999 në luftime për të mbrojtur atdheun dhe popullatën civile kundër forcave serbe.
Kurti nderoi dhe 42 dëshmorët e rënë bashkë me në krye komandant Ilaz Kodrën.
Në këtë përvjetor të masakrave të Serbisë në Kosovë, nuk harrojmë krimet e së kaluarës dhe sakrificën e bërë për liri.
Lavdi për komandant Ilaz Kodrën, bashkëluftëtarët e tij, dhe të gjithë dëshmorët e martirët e kombit./Arbresh.info
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...