Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj adresoi një mori kritikash ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti edhe për çështjen e veriut të vendit.
Haradinaj tha se ajo zonë ishte çliruar gjatë qeverisjes së tij, teksa shtoi Kurti po e shfrytëzon për filma.
Ai në intervistën e dhënë në “Politiko” tha se ky ishte në pushtet kur ishte larguar krimineli Milan Radoiçiq.
“Ata thonë Ramushi e ka taku Radoiçiqin, kur nuk ka qenë i ndjekur prej ligjit. E kush e përzuri Radoiçiqin prej Kosove? Kurti a? Jo bre zotëri, e ka lëshu Kosovën në kohën e qeverisjes sime. I keni pamje si kanë ik, ky veç po bën filma”, tha Haradinaj.
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...