Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se dhjetë deputetë mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojnë interpretim lidhur me ngërçin në Kuvendin e Kosovës, ku qe shtatë herë po dështon konstituimi.
Sipas tij, Kushtetuesja mund të konfirmojë se kjo çështje mund të zgjidhet politikisht dhe se nuk mund të shkohet në zgjedhje.
LEXO EDHE:
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
“Deputetët kanë mundësinë disa çështje me i ngrit në Gjykatë Kushtetuese përfshi edhe kushtetueshmërinë. Kanë drejtë 10 deputetë e bëjnë kërkesën e dërgojnë Gjykatë Kushtetuese sa i përket formës, ajo forma nuk ka problem sepse është konstatu kam përshtypjen. Sa i përket përmbajtjes me arsyetu gjendjen e cila pak ka gjasa që mund të zgjidhet politikisht. Gjykata Kushtetuese e jep një interpretim të caktuar qoftë edhe me konfirmime që nuk shkohet zgjedhje dhe duhet politikisht me u zgjedh”, ka thënë Hasani në Kanal 10.
Ndryshe, seanca për konstituimin e Kuvendit do të vazhdoj nesër nga ora 10:00.
Partitë opozitare po e kundërshtojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit të LVV-së, Albulena Haxhiu e cila për të pestën herë nuk ka arritur të marr shumicën e votave.
LEXO EDHE:
Nesër tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...