Sot shënohet përvjetori i 26-të të masakrës së Mejës të Gjakovës.
Kjo masakër është bërë me 27 prill të vitit 1999, dhe u vranë 376 persona në luftën e fundit të Kosovës dhe Serbisë.
Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri.
Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.
Brenda disa orëve janë ekzekutimi më i madh dhe masakrat më makabër gjatë kohës së luftës të Kosovës.
Sipas dëshmive të Kryetarit të Departamentit të Sigurisë së Divizionit të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, Momir Stojanović, masakra ishte planifikuar më herët dhe misioni i saj ishte ‘të neutralizonte elementet terroriste në zonë’./Arbresh.info/
Gjithçka që duhet të dini për dhimbjen e kokës
Sylvinho: Ky është futbolli jam i zhgënjyer për rezultatin, ...
Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mi...
Hysaj: Serbët kishin më frikë se ne për të luajtur futboll, ...
Kurti kujton tetë dëshmorët e UÇK-së në Bllacë: Jetë të flij...
Asllani: Kjo skuadër ka shumë kualitet na mungojnë vetëm gol...