Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje shtesë rreth përleshjes së djeshme me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari nga Haraçina e Shkupit, Alajdin Sulejmani, djali i komandantit “Arusha”.
Sipas Policisë, personat kishin ardhur në vendin e ngjarjes me motoçikletë, ndërsa sipas njoftimit, 31-vjeçari ndërroi jetë në orën 16:00, pasi u transportua në spital.
Prokuroria Publike njoftoi se gjurmët janë mbledhur në vendngjarje dhe do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. Me urdhër të prokurorit publik, po sigurohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga objektet përreth.
Për ngjarjen ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski.
“Ministria e Punëve të Brendshme nën udhëheqjen e Pançe Toshkovskit është gjunjëzuar si kurrë më parë, deri në atë pikë sa dje, në mes të ditës, në Shkup ndodhi një shkëmbim zjarri para stacionit të policisë. Sa njerëz duhet të vdesin që Pançe Toshkovski të mbajë përgjegjësi? Është koha për dorëheqje,” tha Simona Cvetanovska, LSDM.
Rreth këtyre akuzave ka reaguar edhe partia e kryeministrit Hristijan Mickoski. Përmes një reagimi me shkrim, ata shprehen se sistemi po funksionon dhe, sipas tyre, njerëz që dikur ishin të paprekshëm gjatë qeverisjes së LSDM-së, tani po arrestohen.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...