Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun, ku ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për figurën dhe veprën e Atit të Shenjtë.
Hasani e cilësoi Papën si një udhëheqës të paqes dhe një njeri të përkushtuar me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin.
“Papa Françesku dëgjoi me zemër, qëndroi pranë më të brishtëve dhe udhëhoqi me shembull — gjithmonë duke zgjedhur forcën e butë të mëshirës dhe fuqinë e heshtur të përulësisë.Trashëgimia e Tij shpirtërore do të mbetet e gjallë në zemrat e miliona njerëzve për brezat që vijnë.Me lutje dhe mirënjohje nga Shqipëria, nderojmë kujtimin e Tij të paharruar”, tha Hasani./Arbresh.info
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt