Për të pestën herë në Vjenë është duke u mbajtur panairi i bizneseve shqiptare në Vjenë i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Në këtë panair po marrin pjesë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina nga disa sektorë si ndërtimtaria, IT, gastronomia, patundshmëria e fusha të tjera.
Përveç prezantimeve te prodhimeve vendore, në këtë panair do të mbahen edhe takime B2B për të forcuar bashkëpunimin dhe për të rritur eksportin e prodhimeve shqiptare në tregun e BE së.
Kryetari i Rrjetit Global të Biznezeve Shqiptarë në Austri, Yll Blakaj, thekson për RTK në, se ky panair është bërë traditë si dhe është një mundësi shumë e mirë për të gjitha bizneset nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Mali i Zi, binzneset shqiptare nga Austria dhe shumë shtete të Evropes ku ato mund të njihen me njeri tjetri, të shkëmbjenë kontakte dhe të fillojnë bashkëpunimet biznesore, duke synuar kështu rritjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e plasimit të prodhimeve në tregun evropian./rtk
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...