Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka ofruar një ministri kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt.
Lekaj tha se përveç një ministrie, Kurti i ka ofruar Limajt edhe zëvendësministra, por jo kryeparlamentarin.
“100 për qind Kurti ia ka ofruar një ministri Limajt, zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin. Kryeparlamentarin nuk ia jep sepse është paranoik dhe thotë ‘me u bë ky Kryeparlamentar, ma marrin edhe Parlamentin edhe Qeverinë dhe shkoj në shtëpi’”, tha Lekaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se nëse Limaj, nuk shkon me Kurtin, s’i mbetet opsion tjetër përpos që të shkojë me opozitën.
Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...