Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me homologun shqiptar, Bajram Begaj.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se se homazhet ishin për të nderuar Papa Françeskun.
“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, u shpreh Osmani.
Osmani dhe Begaj gjatë homazheve shoqëroheshin nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi./Arbresh.info
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi