Policia e Kosovës ka arrestuar një 16-vjeçar në Ferizaj për vjedhje.
Siç ka njoftuar policia, bashkë me të ishte edhe një 13- vjeçar, ku kanë hyrë fillimisht në shkollën teknike “Pjetër Bogdani”, duke depërtuar brenda përmes një dritareje. Pasi nuk kanë gjetur asgjë me vlerë, kanë vazhduar në shkollën “Tefik Çanga”, ku me forcë kanë hapur një dritare për të hyrë brenda.
Të dy kanë tentuar të hapin një nga zyrat e kësaj shkolle me një mjet pune, por pa sukses. Më pas, kanë depërtuar me forcë në kantinën e shkollës, ku është aktivizuar alarmi i sigurisë, duke i detyruar të largohen nga vendi i ngjarjes.
“Në afërsi të “Tregut të Gjelbër”, i dyshuari E.T. është vërejtur nga sigurimi privat “Skifterat”, të cilët e kanë ndaluar dhe më pas kanë njoftuar policinë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur.
Me vendim të prokurorit të shtetit nga Departamenti për të Mitur, është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë – e mbetur në tentativë”. I dyshuari E.T. është ndaluar për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super çerekfinale të...
Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, hajdutët marrin ar dhe bizh...
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...