Një person është plagosur në fshatin Strellc të Deçanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.
Rugova tha se i plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, i lënduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”, konfirmoi ai.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...