Komisioneri Shtetëror për zgjedhjet në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka përditësuar të enjten të dhënat më të fundit në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke përfshirë edhe votimin elektronik.
Sipas Celibashit, sa i përket votimit elektronik, në Njësinë bashkiake nr. 10, Tiranë dhe në bashkinë Vorë, KQZ ka ngritur qendrat e informimit të votuesve, ku zgjedhësit, përfaqësuesit e partive politike, media dhe të gjithë të interesuarit mund të paraqiten, të provojnë dhe të testojnë pajiset e votimit elektronik.
Këto qendra informimi do të qëndrojnë aktive deri në datën 11 Maj, për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të rinjihen dhe familjarizohen me mënyrën e votimit përmes Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN).
“Qendrat e Informimit janë të lëvizshme, në mënyrë që të jenë lehtësisht të aksesueshme nga qytetarët.
KQZ është në fazën e përfundimit të rekrutimit të operatorëve që do të angazhohen ditën e zgjedhjeve për ofrimin e asistencës për PEVN.”, tha Celibashi.
Identifikimi elektronik
Sa i përket identifikimit elektronik, thuajse ka përfunduar procesi i rekrutimit të operatorëve të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit (PEI).
“Kemi ende pa mbuluar me operatorë 150 qendra votimit, për të cilat kemi kandidatura dhe po vlerësohen, në mënyrë që të mbulohen edhe këto QV. Ndërkohë, ka filluar procesi i trajnimit të Operatorëve të PEI, proces që do të vijojë deri në datën 5 Maj 2025.”, informoi Celibashi
Fletët e Votimit
Kryekomisioneri për Zgjedhjet informoi gjithashtu se edhe fletët e votimit për votimin brenda vendit kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë administruar në siguri të plotë në mjediset e KQZ-së.
Në magazinat e KQZ-së në Lundër po përgatiten materialet zgjedhore për votimin brenda vendit./
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...