Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast, ligji e obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në nenin 61 i këtij ligji, ku flitet për mandatin dhe emërimin e anëtarëve të KQZ-së, jepen detaje për këtë çështje.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 të këtij neni.
Tutje, në këtë nen specifikohet se brenda çfarë periudhe kohore partitë politike duhet t`i përgjigjen presidentes Osmani.
“Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet aty transmeton Klankosova.tv
Mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend.
Fillimi i mandatit sipas këtij neni, nënkupton përfundimin e mandatit paraprak./Arbresh.info/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...