Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Ismet Rraci, në 24 vjetorin e vrasjes.
Osmani u shpreh se Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, shkruan Arbresh.info.
“Ai gjithë jetën ia kushtoi lirisë, shtetndërtimit dhe angazhimit institucional.”, tha ajo.
Osmani u shpreh se me guximin dhe atdhedashurinë që e karakterizonin, Rraci u bë shembull i shërbimit dhe i përkushtimit ndaj atdheut.
“24-vjet më parë, ai u vra pabesisht, teksa shkonte në punë. Drejtësia për të mbetet një domosdoshmëri. Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!”, ka shkruar mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...