Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur veprimet konkrete të qeverisë shqiptare për rikthimin e Shkollës së Aviacionit.
Këtë deklaratë, Vengu e bëri në në 74 – vjetorin e Aviacionit Ushtarak shqiptar, ku morën pjesë edhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, komandanti i Forcës Ajrore gjeneralmajor Ferdinand Dimo, drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Aviacionit, familjarë të pilotëve dhe teknikëve të bazës, etj, u zhvillua në hangarin e sapondërtuar të helikopterëve Black Hawk në Bazën Ajrore të Farkës.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, ministri Vengu i kushtoi rëndësi përgatitjes së burrave dhe grave që shërbejnë në uniformë, trajtimit të tyre, por edhe investimeve në mjete, armatim e pajisje për Forcën Ajrore.
“Objektivat pikësëpari fillojnë me kapitalin njerëzor dhe me shkollimin. Në mbledhjen e qeverisë, u ndërmorën disa hapa në këtë drejtim dhe për pak ditë do të kem kënaqësinë që t’ju ftoj përsëri në një aktivitet që do t’i vendosë vulën rithemelimit të Shkollës së Aviacionit.
Elementi i dytë ka të bëjë më modernizimin dhe investimet në mjete, pajisje, sisteme dhe ne do ta vijojmë programin e modernizimit të Forcës Ajrore. Duhet t’i rikthehemi me patjetër avionëve dhe mjeteve me krahë fikse edhe do të kemi patjetër nevojë që të shtojmë, jo vetëm pilotët përkatës sepse do jenë në misione të dyfishta, misione emergjencash civile, misioni monitorimi dhe vëzhgimi. Sikundër do të vazhdojmë edhe të gjithë komponentët të mbrojtjes kundërajrore, shumë të rëndësishëm, të cilët janë neglizhuar për vite, por në kuadër të objektivave të Aleancës dhe të nevojave kombëtare, duhet që t’i rikthehemi këtij elementi shumë të rëndësishëm”, u shpreh Vengu.
Ai ka deklaruar më tej se do të vijohet më tej në përpjekjet e qeverisë ka ndërmarrë për sa i përket trajtimit të financiar, kushteve të punës dhe benefiteve që statusi i ushtarakut jep edhe për familjet e ushtarakëve.
“Është bërë një përpjekje shumë e madhe. Gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një rritje domethënëse të trajtimit financiar të pilotëve dhe të teknikëve. Do ta vijojmë rritjen, është një zotimi i kryeministrit Edi Rama në mënyrë që të arrijmë në atë mesataren e vendeve të NATO-s, e cila nuk është arritur ende pavarësisht se sot jemi të parët në rajon tonë”, tha ai.
Nga ana e tij, komandanti i Forcës Ajrore gjeneralmajor Ferdinand Dimo, nënvizoi se hangari i ri i helikopterëve është një shembull i investimeve në infrastrukturë.
Kreu i Shoqatës së Veteranëve të Aviacionit gjeneral brigade në lirim Astrit Jaupaj solli në vëmendje procesin e modernizimit të Forcës Ajrore si dhe falënderoi ministrin Vengu për qasjen që ka treguar në këto muaj ndaj ish – ushtarakëve.
Fluturimi i parë me një avion të shtetit shqiptar u krye më 24 prill 1951, kur piloti Peço Polena kreu fluturimin e parë, duke u bërë kështu pioner i një rrugëtimi krenarie, përkushtimi dhe kontributi të Forcave tona Ajrore./rtsh
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...