Osmani nderon të rënët në Helsinki të Finlandës

16:41 | 24 Prill 2025
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin e saj në Finlandë.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka bërë homazhe në varrezat Hietaniemi në Helsinki, shkruan Arbresh.info.

Osmani nderoi ata që luftuan për lirinë e Finlandës me nder dhe përkushtim.

“Ky vend mbetet një kujtesë e fuqishme e sakrificave të bëra në emër të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, ka shkruar Osmani në Faceboo./Abresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale