Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka dorëzuar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ku ka shpallur se disponon pasuri të paluajtshme në vlerë totale prej 378 mijë e 500 eurosh.
Peci ka një banesë të blerë me kredi në vlerë 67 mijë e 500 euro, një shtëpi të trashëguar me vlerë 40 mijë euro, dy ara të trashëguara me vlerë 250 mijë dhe 21 mijë euro, respektivisht.
Përveç pasurive të paluajtshme, ai ka deklaruar gjithashtu një veturë me vlerë 11 mijë euro.
Ministri ka shpallur gjithashtu 19 mijë e 403 euro para të gatshme në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij disponon 4 mijë e 717 euro. Megjithatë, ai ka deklaruar një detyrim financiar në vlerë 1 mijë e 668 euro, që i ka mbetur për të paguar nga kredia për blerjen e banesës.
Bashkëshortja e tij ka të hyra vjetor në vlerë 10 mijë e 560 euro.
Sa i përket të ardhurave, Peci ka shpallur një pagë vjetore si ministër prej 19 mijë e 299 euro, dhe mëditje në vlerë 4 mijë e 594 euro. Bashkëshortja e tij ka të ardhura vjetore prej 10 mijë e 560 eurosh./Arbresh.info



Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq