Kryesia e LDK-së, nënkryetari, Anton Quni me bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe nderuan jetën e veprën e ish-kryetarit të Klinës dhe veprimtarit të orëve të para të LDK-së, Ismet Rraci, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
LDK, në një postim në Facebook, përkujtojnë veprimtarin Rraci, vlerësojnë se Kosova dhe populli i saj humbi një njeri me shumë virtyte dhe një njeri që rrallë mund të përsëritet
“Ismet Rraci, u nda padrejtësisht nga jeta në prillin e vitit 2001, ishte një intelektual i rrallë, besnik, guximtar, veprimtar i devotshëm i cili në kohëra të vështira dha shumë për Kosovën. Ai ishte personalitet përbashkues, patriot i madh, intelektual i shquar, burrë i ndershëm, punëtor i pandalshëm si para, gjatë dhe pas luftës së fundit, si dhe mik e bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin për media.
LDK thotë se Rraci përherë do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në të mirë të atdheut.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...