Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar publikisht kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se ai nuk është më lideri i qetë dhe i përmbajtur që paraqitej në fillim të mandatit.
Sipas tij, vendin e atij Përparimi e ka zënë një version tjetër, të cilin ai e quan “Përpi”, që tani, sipas tij, “pyetjeve i përgjigjet me sulme personale”.
“Përparimi tash e ka një problem, është “pak” nervoz. A ju kujtohet ai “londinezi mellow”, i qetë e i pa ngarkuar? Epo, si duket ai s’është më. Tash vendin e tij e ka zënë Përpi, ky sot që pyetjeve i përgjigjet me sulme personale, e që me fundin e mandatit po e sheh që Prishtina ka zo përtej zyrave të Komunës! Për këtë arsye është nervoz. Për këtë arsye pyetjeve të thjeshta po u përgjigjet me akuza e mllef. Ani, në rregull jemi. Ama nëse mendon që Prishtina është veq kuvend komunal e ka gabim, e sidomos nëse në fund të mandatit don me ja shtu Pishtinës edhe nja 1 milion m² beton! Boll beton!”, tha ai./Arbresh.info
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!