Glauk Konjufca publikon pasurinë: Paga, prona dhe detyrime financiare

09:20 | 24 Prill 2025
E.K

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë publik deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2024, duke zbardhur detaje mbi të ardhurat, pasurinë e paluajtshme dhe detyrimet financiare. Sipas formularit të dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Konjufca ka raportuar një pagë vjetore prej 35,875 eurosh gjatë vitit të kaluar.

Në pjesën e kursimeve personale, ai ka deklaruar gjithsej 7,620 euro, ndërsa ka bërë të ditur edhe disa investime të tij dhe të familjarëve.

Konjufca ka blerë një banesë në vitin 2018 për vlerën 60,793 euro, e cila është një prej pasurive të tij kryesore. Ndërkohë, ai ka deklaruar se dy banesa të tjera janë në pronësi të prindërve të tij, që së bashku kanë një vlerë prej 136 mijë euro.

Një tjetër pronë e deklaruar është një shtëpi prej 130 m², e cila është gjithashtu në pronësi të prindërve të tij dhe ka një vlerë prej 45 mijë euro.

Përveç pasurive, Konjufca ka raportuar një kredi prej mbi 61 mijë eurosh të marrë në vitin 2019 për blerjen e banesës, ndërsa tani ka detyrime për pagesa në vlerë prej 31,746 euro.

Në pjesën e pasurive të bashkëshortes, Konjufca ka deklaruar një veturë tip “Chevrolet” me vlerë 3 mijë euro. Gjithashtu, ai ka një parking të regjistruar në emër të tij me vlerë 12 mijë euro dhe një depo të vogël me vlerë 500 euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e plotë të pasurisë së Glauk Konjufcës:

 

Të ngjashme