Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, i miratuar në korrik të vitit të kaluar, të shfuqizohet.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar duke thënë se fitorja i takon fjalës së lirë
“Qeveria e Vetëvendosjes tentoi ta vë nën kontroll Komisionin e Pavarur të Mediave me një ligj antikushtetues.”, deklaroi Deliu.
Sipas saj, tentativa e Qeverisë për të ndikuar në përmbajtjen dhe drejtimin e mediave përmes legjislacionit të ri ka rënë përballë Kushtetutës dhe rendit demokratik.
“Sot, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë ligj. Një tjetër tentativë për të kontrolluar median bie përballë Kushtetutës”, shtoi deputetja e PDK-së./Arbresh.info
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...