Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, është duke i vazhduar tubimet e tija me shqiptarë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas TCh, ai ishte sot në Poliçan, ku para të pranishmëve, Rama u kthye pas në kohën kur kërkonte mandatin e katërt për të bërë reformën në drejtësi, detyrë për të cilën tha se e ka kryer.
“Thonë ç’është kjo punë me Edi Ramën njëherë thotë tepsi njëherë timon njëherë dajre. Kujtohet mirë kur ju thosha ma jepni timonin, ja ku doli e vërteta, ishte thelbi i asaj fushate. Të tjerët donin pjesën me tepsi nuk donin reformë në drejtësi. Shikoni çfarë thonë sot e ju duket vetja të zgjuar. Thonë gjysmën e qeverisë e ka në burg”.
“Këtu është mirë të ndalemi një moment për tu marrë vesh. Si duhet të ndihemi ne, si ndihem unë. Kur duhet të ballafaqohem me faktin se një pjesë e atyre që kanë qenë në qeveri kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë. Unë do ndihesha keq dhe sikur ju kisha tradhtuar nëse ju mora votën për të bërë reformën në drejtësi, e kam thënë që duhet një drejtësi që godet majtas e djathtas. Jam kryelartë për faktin se në këto vite kemi bërë atë që se ka bërë asnjë qeveri. Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë”, pohoi Rama, sipas Tch.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...