Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi të kësaj lënde narkotikenë në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 25-vjeçar nga Durrësi, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.
“Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Abcnews.al
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...