Këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së në Gjakovë

14:55 | 23 Prill 2025
K.B

Tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë janë suspenduar gjatë ditës së sotme ( e mërkurë) në kuadër të një hetimi penal për përfshirje në veprat “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Emrat e të suspenduarve janë:

Rozana Nokaj

Detjion Hasani

Altin Azemi

Ndërsa, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një zyrtar policor.
“Duke ju referuar kontrollit të realizuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për vepren penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me rastin e njëjtë dy zyrtarë policorë hetohen në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”

Si pjesë e procedurave administrative IPK ka rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve (tre zyrtarëve policorë) të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

Katër zyrtarë policorë janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, pas kontrolleve të realizuara nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, në kuadër të një hetimi penal për përfshirje në veprat “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Kontrollet janë kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në dy lokacione të ndryshme në regjionin e Gjakovës, me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjatë bastisjeve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që pritet të kenë rëndësi për vazhdimin e procedurës hetimore.

“Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor. Nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore Gjakovë pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera procedurale në përputhje me mandatin ligjor dhe autorizimet përkatëse. Pasi që veprimet hetimore janë akoma duke u ndërmarrë, për masat dhe veprimet tjera që do të ndërmerren mediet do të njoftohen më vonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

IPK dhe Policia e Kosovës me aksion në Gjakovë nën dyshime për përfshirje në veprimtari të paligjshme

 

Shpërndaje në rrjete sociale