Është mbyllur zyrtarisht restoranti “Grej” i Milan Radoiçiqit, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij Ema Radoiçiq.
Kështu shkruan media serbe Nova, ku nder tjerash thekson se Milan Radoiçiq është ende i lirë, edhe pse kundër tij janë duke u zhvilluar procedura penale si në Beograd ashtu edhe në Kosovë për shkak të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Në anën tjetër, në Kosovë i është sekuestruar e gjithë pasuria e cila llogaritet në 3.4 milionë euro dhe sipas Agjencisë Kosovare për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vetëm vila në liqenin e Gazivodës kap vlerën e rreth dy milionë eurove. Restoranti “Grej” që gjendet në rrugën “Çika Ljubina” në Mitrovicë kushton rreth 400.000 euro. Sipas të dhënave nga APR, ajo është fshirë nga regjistri dhe është mbyllur”, thuhet ndër tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje