Një grup prej shtatë personash u arrestuan të hënën në një operacion të gjerë të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria, si të dyshuar per “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.
Krimi besohet se u krye për motive që ndërlidhen me punën e tij zyrtare.
I dyshuari kryesor Rejhan Bela doli dje para gjykatës dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit, ndërsa për gjashtë të tjerët u kërkua e njëjta masë sigurie dhe sot mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Dosja e Prokurorisë ka zbuluar detaje nga ekzekutimi i Muhamed Likës, natën e 1 prillit, te ndërtesa ku jetonte në Kaçanik, derisa po kthehej nga puna, transmeton Klankosova.
Rreth orës 23:00, në Kaçanik, në katin e dytë të banesës, i dyshuari Bela që në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur, në bashkëkryerje me të dyshuarit tjerë, dyshohen se me dashje dhe planifikim paraprak, kanë privuar nga jeta zyrtarin policor Lika.
Sipas Prokurorisë, polici i ndjerë ishte përcjellë në vazhdimësi nga të dyshuarit derisa është futur në objektin e ndërtesës, e më pas nga mbrapa Bela ka shkuar dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Bazuar në ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, polici është gjuajtur me katër plumba dhe si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar, nuk ka arritur të mbijetojë.
Në kërkesën e Prokurorisë është bërë e ditur se i mituri është larguar nga vendngjarja dhe është bashkuar me të dyshuarit e tjerë, ku dyshohet se njëri prej tyre është dëgjuar duke thënë “bravo, ik”, raporton Klankosova.tv.
Ndryshe, në konferencën e mbajtur dje nga Policia dhe Prokuroria, u bë e ditur se disa prej të dyshuarve kanë të kaluar kriminale.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...