Saranda Bogujevci reagon ndaj AAK-së: Dje më quanit amatere, sot më doni kryetare Kuvendi

10:13 | 22 Prill 2025
E.H

Deputetja e LVV, Saranda Bogujevci, ka reaguar pasi emri i saj u përmend nga AAK, që nëse do të propozohej nga partia e saj si kryetare e Kuvendit do ta mbështesnin.

Me anë të një postimi në facebook, Bogujevci tha se ky propozim erdhi nga ata që nuk e kanë të drejtën me propozu.

Postimi i plotë:

Është interesant ku dojnë me dërgu debatin dhe diskursin publik, duke u mundu me kriju një narrativë tek populli për veprimet e tona politike.

Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denj për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant.

Ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme, kur herë të portretizojnë se po të shfrytezojn të tjetet e tash po get këta po dojnë me mendu me gjynah për pozicion.

Se sa për vlerësim intelektual, profesional, të denj politik dhe zotsillëkut të punës tane është zero.

Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosë populli. Ne e kemi propozimin tonë dhe atë do ta mbështesim.

Natën e mirë, shkoni pushoni e shihemi të mërkurën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme