Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut mëngjesin e së hënës.
Me anë të një postimi në X, Kurti në emër të popullit të Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të thella Kishës Katolike.
“Në këtë të hënë të Pashkëve – një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën – ne vajtojmë vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...