Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në Kaçanik që ndërlidhet me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Sipas raportimeve në media, nga ky aksion kanë mbetur të arrestuar disa persona.
Thuhet se të arrestuarit dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal që dyshohet se ka planifikuar dhe realizuar atentatin ndaj zyrtarit policor.
Informacionet e para tregojnë se vetë rreshteri Lika kishte qenë duke i hetuar aktivitetet e këtij grupi, çka dyshohet se mund të ketë çuar në ekzekutimin e tij.
Ndryshe, Policia dhe Prokuroria kanë thirrur konferencë për media pas përfundimit të aksionit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...