Policia e Kosovës raporton se një person është ndaluar në Istog pasi iu gjet një armë zjarri pa leje për bartje.
Sipas policisë, gjatë një kontrolli te i dyshuari është gjetur një pistoletë me 12 fishekë në një çantë brezi.
“Istog/ 20.04.2025-16:40. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar në një çantë brezi është gjetur një pistoletë me 12 copë fishekë për të cilën i dyshuari kishte leje për shenjëtari por jo për bartje. Me vendim të prokurorit, arma i është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell