Prishtina dhe Ferizaj kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në ndeshjen e xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.
Rastin e parë në ndeshje e pati Ferizaj, pas një gjuajtje të lirë por nuk pati rrezik për kryeqytetasit, shkruan Arbresh.info.
Tetë minuta më vonë Islami goditi nga largësia por gjuajtja nuk shkoi në kuadratin e portës.
Prishtina nga minuta e 27-të luajti me një lojtar më pak pasi Philippe Boueyes u ndëshkua me karton të kuq.
Ferizaj u mundua të gjej golin e fitores me anë të Albion Kurtaj por goditja e tij përfundoi në shtyllë.
Rast të mirë pati edhe Sadriu por Kolaj ishte në vend.
Ndërkohë, Prishtina rrezikoi me Albin Krasniqin por Jovanovski priti pa problem gjuajtjen e tij.
Deri në fund një rast ideal për Ferizajn e pati Abdul, por nuk arriti të godasë topin si duhet para portës prishtinase.
Kështu dy skuadrat marrin nga një pikë. Prishtina është e pesta 39 pikë kurse Ferizaj është i katërti me tri më shumë./Arbresh.info
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...