Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare dhe më të theksuara në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1–2 ballë.
Temperaturat që do të regjistrohen:
në zonat malore 7 deri 24°C
në zonat e ulëta 6 deri 28°C
dhe në bregdet 9 deri 27°C./rtsh
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...