Pas homazheve në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, Kurti dhe Maqedonci dhurojnë gjak

15:31 | 18 Prill 2025
E.K

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në nderim të veprës së tij për lirinë e Kosovës.

Në vazhdim, në sheshin që mban emrin e Pajazitit, ministri Maqedonci, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe Kuvendit, morën pjesë në një aksion simbolik të dhurimit të gjakut.

“Në nderim të veprës së tij patriotike për lirinë e atdheut, bëmë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, njërit prej luftëtarëve të parë për çlirimin e Kosovës. Paskëtaj, në sheshin që e mbanë emrin e tij, “Zahir Pajaziti”, dhuruam gjak bashkë me Kryeministrin Kurti dhe kolegë të tjerë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës”, tha Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale