Nga ish-Uzina e Bakrit në Rubik, ku ndodhej këtë të premte, kryeministri Edi Rama njoftoi se në ditët në vijim pritet të firmoset marrëveshja për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore.
Sipas tij, synimi është që kjo akademi të përgatisë jo vetëm pilotët shqiptarë, por të shërbejë edhe për forcat aleate.
“Jemi duke përgatitur hapjen e akademisë së Forcave Ajrore, të pilotëve, ku do të nisë përgatitja e pilotëve shqiptarë. Synimi është që të jetë një akademi që t’u shërbejë edhe forcave aleate. Po punojmë me një grup të rëndësishëm në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe besoj se në ditët në vijim, në Vlorë, do të bëjmë firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore”, tha Rama.
Kujtojmë se Edi Rama ishte këtë të premte në Rubik, ku ndodhet ish-Uzina e Bakrit, e cila pritet të kthehet në fabrikë armësh.
Rama tha se aty do të krijohet një front i ri punësimi.
“Në kuadër të hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake. Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe ku do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por kryesisht për eksport. Kjo do të sjellë një front të ri punësimi, pasi këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë që do të jetë e mirëpaguar. Dhe e treta, shumë e rëndësishme: duke zhvilluar këtë industri, ne jo vetëm rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por edhe ekonominë tonë vendore dhe kombëtare”, tha Rama./euronews
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...