Policia e Kosovës ka arrestuar një 39-vjeçar në Graçanicë, i dyshuar për dhunë në familje.
Në njoftimin nga policia bëhet e ditur se është kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’ rast ka gjetë dhe sekuestruar:
· një pushkë gjuetie të kalibrit 16mm,
· një pushkë gjuetie të kalibrit 30-06mm,
· një pajisje optike të pushkës së gjuetisë,
· pesëdhjetë copë fishekë të kalibrit 16mm, si dhe
· tri radiolidhje.
“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/

Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...