Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bëri sot homazhe në Poklek në 26-vjetorin e masakrës së Poklekut.
Më 17 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë i vranë 53 civilë shqiptarë. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. Prej tyre 18 ishin më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje, prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Pasi i vranë, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë.
Pas homazheve, kryeministri në detyrë Kurti, i shoqëruar nga deputetë të zgjedhur të Kuvendit, vizituan Shtëpinë Muze të Familjes Muqolli, e realizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, brenda së cilës brenda ruhen kujtimet për të vrarët në masakrën makabre./Arbresh.info/


Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...