Ishujt Maldive janë një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, por shumë shpejt për turistët izraelitë ky vend nuk do të jetë më i aksesueshëm.
Vendimi është marrë nga autoritetet atje me qëllim mbështetjen e kauzës palestineze dhe për të shprehur solidaritet me popullin e Gazës I cili vuan pasojat e luftës me Tel Avivin.
Ndalimi për hyrjen e turistëve izraelitë, i shpallur të martën, hyn në fuqi menjëherë, tha një zëdhënës në zyrën e Presidentit për agjencinë e lajmeve AFP.
Kjo lëvizje vjen mes presionit të brendshëm në rritje për një qëndrim më të fortë ndaj konfliktit.
Në vitin 2023, më shumë se 11,000 izraelitë vizituan ishujt Maldivet, por numri i turistëve izraelitë ra ndjeshëm në fillim të vitit 2024.
Maldivei i bashkohen Bangladeshit dhe Pakistanit në rajonin e Azisë Jugore që ndalojnë personat që mbajnë pasaporta izraelite të hyjnë në vendet e tyre./Klan News
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...