Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Mitrovicë të Veriut e cila është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje.
Ndaj të dyshuarës M.U 45-vjeçare ishte iniciuar edhe një tjetër rast vjedhje, ku e dyshuara në të dy këto raste kishte vjedhur gjëra ushqimore dhe higjienike në vlerë rreth 70 euro, përcjell Arbresh.info.
“Mënyra e vjedhje nga e dyshuara në të dy rastet ka qenë e njëjtë, ku e dyshuar gjësendet e vjedhura i ka futur fillimisht në një çantë, ndërsa për ti kamufluar i ka futur në një çantë tjetër, duke e paguar vetëm një pjesë të gjësendeve”, thuhet në njoftim.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, e dyshuara e ka pranuar se i ka kryer vjedhjet në të njëjtin dyqan.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit e dyshuara është liruar./Arbresh.info
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...