Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk ka pranuar ndonjë letër nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, për zhvillimet e sotme të seancës. Këtë e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, tha Kupina, këshilltar për Media i presidentes
Ndryshe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj. Dehari theksoi se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet. “Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, deklaroi Dehari./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...