Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua sot personave me aftësi të veçanta se nuk do të diskutohet më çështja e karrocave dhe mjeteve që iu duhen atyre.
“Lista e ilaçeve, e kam premtuar zyrtarisht dhe solemnisht, do të jetë identike me atë të Italisë. Do ta marrim, ta përkthejmë fjalë për fjalë dhe në Shqipëri nuk do të shitet kurrë ilaç që nuk shitet në dy vende të BE, pra ilaç që nuk është miratuar nga Enti Evropian i Cilësisë dhe Kontrollit të Ilaçeve”, tha Berisha, në një bashkëbisedim me persona me aftësi të veçanta.
Kreu i PD-së u shpreh se “ne nuk jemi të pasur si Italia, por në disa gjëra do të barazohemi. Do të barazohemi në qëndrimin ndaj të sëmurëve, në qëndrimin ndaj personave me aftësi të kufizuara”.
Berisha tha se pensionistët janë përjashtuar nga check-up-i.
“Ne do t’ua bëjmë pensionistëve analizat falas. Analizat e përgjithshme dy herë në vit, çdo pensionist që të dëshirojë, do të ketë mundësi të kontrollojë shëndetin e tij. Nuk do të mund të diskutohet më çështja e karrocave, çështja e mjeteve të tjera që ju duhen”, theksoi Berisha./atsh.al
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...