Pas shumë vitesh, Kosova së fundi pati dy njohje.
Në kuadër të njohjeve të shtetësisë së Kosovës kishte rënë një “heshtje” totale, e dukej sikur askush më s’po tentonte as të përafronte situatën për t’u njohur shtetësia e Kosovës.
E pikërisht në kuadër të kësaj, ishte ish-ministri Behgjet Pacolli i cili zgjodhi që të bëjë gjithçka në mënyrë që të siguronte njohjen nga shteti i Kenias, shkruan Lajmi.net.
Njohja nga shteti i Kenias ishte mëse e mirëseardhur për Kosovën, në një situatë të krijuar në lidhje me këtë çështje tejet të rëndësishme.
E përpos kësaj, dy ditë më parë shtetësinë e Kosovës e njohu edhe Sudani.
Në lidhje me këto njohje pati reagime të shumta- ku natyrisht krerët e shtetit mundoheshin që secili nga ta të marrë meritat në lidhje me këto njohje.
E derisa dy njohje iu shtuan Kosovës, duket se vetë Ministria e Punëve të Jashtme nuk po i njeh ato.
Në ueb-faqen e ministrisë saktësisht aty ku figurojnë të gjitha shtetet që kanë njohur shtetësinë e Kosovës tashmë- nuk janë vendosur ende Kenia dhe Sudani.
Njohja e fundit aty është ajo nga Izraeli e bërë më 1 shkurt 2021.
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë