Për ditën e sotme (14 prill) Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.
Në pjesën e parë të ditës vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut priten të dobëta dhe lokale.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18m/s e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 6 deri 20°C;
Në zonat e ulëta 8 deri 25°C;
Dhe në bregdet 11 deri 25°C./rtsh.al
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...